RTV Ora - Pretenca/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për Klemend Balilin
  • 5 years ago
#rtvora

Pas 3 seancave të dështuara Prokuroria ka dhënë pretencën për Klement Balilin. Në total u kërkua 18 vite burg për 4 akuza, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me një të tretën duke kërkuar përfundimisht 12 vite burg.

Për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, Prokuroria kërkoi 10 vite burg, për akuzën e grupit të strukturuar kriminal u kërkua 5 vite burg, 5 vite burg u kërkua edhe për akuzën e fshehjes së të ardhurave. Ndërkohë që për deklarim të rremë u kërkua 3 muaj burg.

Këto u kundërshtuan nga avokatët e Balilit, sipas të cilëve prokurori nuk ka dhënë prova konkrete për akuzat. Ata kërkuan kohë për të bërë mbrojtjen.

Seanca e radhës u la për në 23 prill.

Akuza- Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, ?Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal?, ?Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë? .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pretenca-prokuroria-kerkon-18-vite-burg-klemend-balilin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended