Report Tv-Pretenca/ Prokuroria kërkon 2,8 vite burg për gjyqtarin e Apelit

  • 6 years ago
Prokuroria ka lexuar sot pretencën për gjykatësin e Apelit Shkëlqim Miri i akuzuar për korrupsion. Organi i akuzës pranoi gjykimin e shkurtuar dhe nga 4 vite burg, kërkoi që ai të dënohet me 2,8 vite. Por jo vetëm kaq, Prokuroria ka kërkuar që gjyqtarit t'i mbahen vetëm 30 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër më shumë se 200 mijë euro të sekuestrua në banesë do t'i kthehen.

Gjyqtari i akuzuar per korrupsion u arrestua në nëntor të vitit 2017. Gjatë kohës që qendronte prapa hekurave, Miri u diagnostifikua me një tumor beninj, për të cilin gjykata vlerësoi se nuk i rrezikohet jeta.

Arrestimi i tij u bë në nëntor të vitit 2017 pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzen e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumen prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. I akuzuari ishte Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA.

Në fillim të nëntorit gjatë kontrollit të banesës, gjyqtarit iu gjetën 30 milionë lekë në shtëpi, të cilat me sa duket do tí kthehen

Ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së.

Recommended