'Opozita e vendosur për zgjedhje në 13 Tetor' Petrit Vasili flet edhe në emër të Bashës?
  • 5 years ago
TIRANE-Ish-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili thotë se opozita është e vendosur për zgjedhjet e 13 Tetorit duke respektuar dekretin e Presidentit Meta.

"Opozita është më vendosur kurrë që vetëm përmes pjesëmarrjes së saj në zgjedhjet e 13 tetorit fillon zgjidhja e rëndësishme politike për vendin që ndodhet në momentin më kritik dhe ky objektiv është i patjetërsueshëm" shkruan ai.

Por nuk dihet nëse Vasili flet edhe në emër të Lulzim Bashës, i cili vijon që të ketë dy kushte për pjesëmarrjen në zgjedhje, largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Mbledhja e kërkuar dje nga LSI, PR dhe PAA, dështoi pasi katër anëtarët e shumicës në KQZ nuk morën pjesë.

"KQZ kreu një veprim banditësh dje sepse zgjedhjet nuk i ndalin dot 4 kamikazë të rilindjes në KQZ" thotë Vasili. Megjithatë LSI-ja ka deklaruar se ditën e hënë do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 13 Tetorit duke njohur dekretin e Metës.
Recommended