Ora News - Vakancat në KQZ, Vasili: Pa vendosur ligjshmërinë në parlament, s'ka diskutim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se nuk do të ketë asnjë diskutim me parlamentin në lidhje me vendet vakante në KQZ. Gjatë një konference me gazetarët, Vasili tha se parlamenti është inekzistent dhe nuk do të ketë asnjë diskutim për asnjë çështje.

Vasili: Nuk kemi asnjë raport me parlamentin për këtë këtë çështje sepse kjo çështje ka lindur nga parlamenti dhe pa rivendosur parlamentin në ligjshmërinë e tij nuk do të ketë asnjë komunikim me Parlamentin për asnjë çështje, përfshi edhe çështjen në fjalë. Ky parlament është inekzistent. Nuk mund të shkojmë në Parlament të flasim për çështje periferike, filan apo filan kandidat, ndërkohë që janë çështje madhore. Është një parlament i kapur dhe që funksionon në mënyrë moniste.

Vasili tha se KQZ është bllokuar nga Partia Socialiste, ndërsa u shpreh pa reformë zgjedhore KQZ nuk ka kuptim.

Vasili: Nuk do të ketë asnjëherë bojkot të zgjedhjeve, të jenë të gjithë të qetë. Ju duhet të prekupoheni si KQZ është bllokuar dhe në mënyrë të njëanshme PS ka marrë dhe ka paraqitur draftet e saj duke shënuar gjëma të padëgjuara në historinë e pluralizimit shqiptar.

Kurrë ndonjë parti politike nuk ka paraqitur në mënyrë të njëanshme draftet e reformës duke bllokuar reformën zgjedhore. Duke pasur të bllokuar reformën zgjedhore çmund të flasim për KQZ?! Kemi komisioni të reformës zgjedhore të bllokuar që është një nga prioritetet e vendosura si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ky moment kyç është bllokuar nga PS, pa zhbllokuar këtë moment çfarë instrument do përdorim. Çkuptim ka KQZ pa reformë zgjedhore, pa ditur si do të ndalim shit-blerjen e votës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vasili-kqz-eshte-bllokuar-nga-ps-ska-kuptim-pa-reforme-zgjedhore

Recommended