Rikthehet në Gjykatë dosja e Shkëlqim Mirit/ Prokuroria kërkon konfiskimin e rreth 30 mln

  • 5 years ago
TIRANË- Rikthehet sërish në Gjykatë e Krimeve të Rënda dosja e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri. Prokurori Klodian Braho ka kërkuar konfiskimin e 174 810 euro, 1000 dollarëve dhe 9 6050 000 lekëve shqiptarë. Braho ka kërkuar që administrimi dhe përdorimi i pasurisë së Mirit t'i ngarkohet Erion Rickut, administrator i agjensisë së pasurive të konfiskuara.

Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se seanca e parë për këtë kërkesë mbahet më 11 shtator 2019.

Shkëlqim Miri u arrestua nëntorin e vitit 2017 për korrupsion, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës. Ndërkohë që Apeli vendosi që të ulë 8 muaj burg.

Shkëlqim Miri sipas gjykatës përfitoi 30 mijë euro ryshfet nëpërmjet Kujtim Mirit për të lënë në fuqi një vendim ndaj të dënuarit Gentian Doda,ç?ka do t?i sillte këtij të fundit lirinë.

Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë nga të afërmit për t?u kuruar nga tumori.

Recommended