Report TV - Dosja “Xhisiela”/ Rikthehet në detyrë oficeri Gentian Çitozi

  • 6 years ago
REPORT TV mëson se oficeri i Policisë Gjyqësore në Krujë Gentian Çitozi është rikthyer në detyrë pas pezullimit nga SHÇBA-së në Durrës në kuadër të hetimeve të dosjes ?Xhisiela?. Oficeri i Policisë Gjyqësore u pezullua më 22 Korrik me urdhër të drejtuesit të komisariatit të Krujës, për shkak se mori në pyetje 25-vjeçaren në prezencë të Rrexhep Rrajes edhe pse ky i fundit ishte person nën hetim.

Report Tv kontaktoi me oficerin, por Gentian Çitozi nuk pranoni që të jepte asnjë koment, ndërsa drejtoria e Durrësit e konfirmoi lajmin e rikthimit në detyrë. Në dëshminë e tij të zbardhur pak ditë më parë, oficeri Gentjan Çitozi ka pranuar se ka kryer një gabim ligjor, duke marrë deklaratën vajzës, por sipas tij këtë gjë e ka bërë për shkak të ngarkesës së madhe në punë dhe që nuk ka pasur dashakeqësi ndaj askujt apo të kishte ndikuar për të favorizuar dikë nga palët.

Çitozi ka pohuar se nuk duhet të kishte marrë deklaratën por në këtë rast duhet të mbante një procesverbal, dhe ta fuste në dosje, duke treguar dhe anën tjetër të kallëzimit, që vajza kishte shfaqur dëshirë të tërhiqej. Sipas rrëfimit të tij, të gjitha veprimet e kryera i ka bërë duke u këshilluar me prokurorin e Krujës, shefin e stacionit policor të Fushë-Krujës dhe shefin e komisariatit të Krujës

Recommended