Report TV - Betohet për mandatin e tretë kryetarja e Bashkisë së Patosit

  • 5 years ago
PATOS - Është betuar në një ceremoni pa incidente kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili, në një ceremoni ku u konstituua edhe këshilli bashkiak. Në fjalën e saj para 21 këshilltarëve, kryebashkiakja Balili tha se do të vazhdojë punën normale në bashki.

Rajmonda Balili është në bashkinë e Patosit në një mandat të tretë, ndërsa në fjalën e saj ndau falenderime edhe për anëtarët e këshillit të vjetër bashkiak duke vlerësuar punën e tyre në zhvillimin e qytetit të Patosit.

"Do të donim të ishin prezent në këtë këshill bashkiak edhe përfaqësues të opozitës, por jam shumë e lumtur që më në fund këshilli bashkiak bëri një ndarje të mirë edhe të barazisë gjinore duke përfaqësues si nënkryetar një grua por edhe përfaqësues nga një nga partitë e vogla në këshillin e ri bashkiak", tha kryetarja e Bashkisë së Patosit.

Recommended