RTV Ora - Rama:Kryebashkiakët të konstituohen brenda 15 gushtit, veting në çdo bashki

  • 5 years ago
#rtvora
Marrëdhënia e krisur mes kryesocialistit Edi Rama dhe ish Ministrit Ditmir Bushati sa vjen dhe thellohet.

Pasi shefi i qeverisë gjatë Asamblesë Kombëtare i hoqi drejtimin e Qarkut të Shkodres, deputeti socialist bojkotoi mbledhjen e Edi Ramës më deputetët dhe kryebashkiakët e rinj të rajonit të veriut.

Por mungesa e Bushatit nuk e ka penguar Kryeministrin që t?u përcaktojë detyrat dhe objektivat të zgjedhurve vendorë të qarkut të Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit. Gjatë mbledhjes në selisë mësohet se Rama ka kërkuar që deri me 15 gusht të konstituohen të gjithë këshillat bashkiakë dhe kryebashkiakët.

Pas kësaj këta të fundit duhet të përgatisin organigramën e bashkive dhe planet e buxhetimit para shatorit. Muaji gusht do të jetë i ngarkuar për kryebashkiakët e rinj socialistë pasi duhet të kalojnë në sitë të gjithë punën dhe burimet njerëzore në pushtetin vendor.

Ashtu siç kishte paralajmëruar në Asamblenë Kombëtare, Rama ka kërkuar ritëm dhe eficensë në drejtimin e kryebashkiakëve të rinj. Madje ai ka urdhëruar Vetting çdo punonjësi në administratën e bashkive si dhe një analizë e thelluar e strukturave dhe shërbimeve në institucionet lokale.

Kryeministri mësohet të jetë shprehur kritik për punën e administratës në terren, prandaj drejtorëve rajonal ju ka lënë afat shtator-tetor të kapin kilometrat e nevojshme përndryshe do të bëhet edhe spastrimi i tyre.

Gjithashtu në këtë analizë verë, kryebashkiakët dhe drejtuesit politik të qarqeve duhet të shohin edhe kontributin e drejtuesve të institucioneve në raport me Partinë Socialiste. Pas këtyre veprimeve strukturat e PS do të hyjnë në proces zgjedhor për të votuar drejtuesit e rinj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-kryebashkiaket-te-konstituohen-brenda-15-gushtit-veting-ne-cdo-bashki
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended