KPA, Natsha Mulaj: S'do hezitoj të denoncoj çdo ndërhyrje politike apo financiare në veting

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kolegji i Posaçëm i Apelimit përuroi sot ambientet e reja. Në fjalën e saj kryetarja e këtij kolegji, zonja Natasha Mulaj u shpreh e bindur se vetingu do të shëndoshë sistemin e drejtësisë


Natasha Mulaj: "Drejtësia jonë ka ceduar shumë, duke rrëzuar besimin dhe respektin e opinionit publik, dhe kjo për shkak të individëve të korruptuar. Tani unë besoj se është koha dhe momentin që ata të japin llogari.

Asnjë tolerim, asnjë cedim, asnjë selektivitet, dhe asnjë përjashtim, sentenca: Të gjithë të barabartë para ligjit duhet të funksionojë si e tillë dhe opinioni qytetar duhet të bindet që ne po bëjmë këtë.

Ata gjithashtu duhe të mësojnë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për ta, por jo vetëm kaq, ata duhet dhe të japin llogari. Nuk ka drejtësi të cunguar duhet të jetë e thellë e plotë dhe të shihet si e tillë. Unë personalisht gjykoj se filtri i imët dhe funksional do të shërbejë si gur themeli për shëndoshjen e sistemit. Edhe nëse nga vetingu dalin vetëm pak të pastër në bregun tjetër, kjo është sërish mjaft e shëndetshme. Të qënurit i pastër, i papërlyer dhe i painfluencueshëm nga politika dhe paraja është parakusht thelbësor për të hedhur bazat e forta të shëndoshjes së drejtësisë së sëmurë shqiptare. Ne po e operojme drejtësinë e sëmurë shqiptare, por jemi të sigurtë se pas reanimacionit ajo do të jetë më e shëndetshme se kurrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kpa-natsha-mulaj-sdo-hezitoj-te-denoncoj-cdo-nderhyrje-politike-apo-financiare-ne-veting

Recommended