Report TV - PD-ja s'liron bashkinë, kryetari i ri i Devollit betohet te n/prefektura

  • 5 years ago
DEVOLL-Sot u konstituua këshilli i parë bashkiak dhe u betua kryetari i ri i bashkisë së Devollit, Eduard Duro, që fitoi në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Ceremonia e betimit nuk u zhvillua në godinën e bashkisë, pasi ish-kryetari i zgjedhur nga PD-ja Bledjon Nallbati bashkë me administratën dhe militantët të mbështetur nga ish-deputetë nga Tirana nuk lejuan që mbledhja e thirrur nga sekretari socialist (i këshillit të vjetër) të zhvillohej aty. Përballë kësaj situate, socialistët duket se e kishin gati planin B, pasi u zhvendosën në godinën e n/prefekturës. Në mbledhje fillimisht u betuan anëtarët, më pas u zgjodh kryetari i këshillit dhe në fund u betua kryetari i ri i bashkisë. Ish-kryetari Bledjon Nallbati deklaroi se nuk e liron zyrën, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit. Por, kryetari i ri Eduard Duro në një lidhje telefonike për Report Tv tha se ditën e hënë do të shkojë në zyrë.

Burime nga administrata e KQZ-së pohuan dje për Shqiptarja.com se para datës 10 Gusht, çdo konstituim është i paligjshëm për dy arsye; e para se nuk është miratuar tabela përfundimtare nga KQZ dhe e dyta se në këtë datë u mbaron afati i të zgjedhurve të 2015. Por anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një lidhje telefonike për Report Tv tha se konstituimi mund të bëhet edhe para datës 10 gusht. Sipas tij për çdo kryetar bashkie data e konstituimit do te jetë e ndryshme pasi në 2015 çdo kryetar bashkie dhe çdo këshillë është konsistuar në ditë të veçantë.Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.

Recommended