Report Tv-‘Xhisiela’, PD: Rama i lehtësoi akuzën djalit të deputetit, ja sa do të dënohet

  • 6 years ago
Edhe pas arrestimit të djalit të deputetit Rraja, Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas deputetes, Jorida Tabaku, Rexhep Rraja ?e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë vajzën?, por u arrestua me akuzën me të lehtë, atë të përndjekjes së Xhisiela Malokut.

Arrestimi për ?Përndjekje?, thotë ajo, ?është akuza më e lehtë për djalin përdhunues të deputetit, me të cilën ai ra dakord vetë që në 21 Korrik?. Tabaku shton se pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës dhe ?nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh?.

Opinioni publik u trondit dje, kur mësoi nga kryeministri se djali përdhunues i deputetit të tij Rrahman Rraja është arrestuar për një akuzë me të cilën ai kishte rënë vetë dakord që më 21 korrik ? atë të përndjekjes së vajzës, të cilën e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë. Të gjitha këto janë vepra të rënda penale, por, nën mbrojtjen e plotë të kryeministrit të vendit dhe me prokurorinë vegël të Ramës, përdhunuesi me pushtet do të gjykohet për veprën më të lehtë ? përndjekjen. Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh.

Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë, është se akuza për përndjekje, është ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet natën e 21 korrikut, kur, në praninë e një oficeri policie, detyruan me armë vajzën e torturuar të tërhiqte dëshminë e saj. Prej asaj nate derisa skandali u bë publik, prokuroria nuk bëri asnjë veprim, megjithëse opozita e ka denoncuar këtë fakt, policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani thjesht po bëjnë shoën e rradhës. Arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik.

Arrestimi i një përdhunuesi me pushtet me akuzën më të lehtë, atë të përndjekjes, është truku që Rama po përdor për të mbrojtur kriminelët që i sigurojnë atij pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë. Arrestimi për fasadë ka edhe një qëllim tjetër madhor ? mbylljen sa më parë të skandalit dhe të përfshirjes të niveleve më të larta të Partisë Socialiste dhe deputetit Rraja. Për qytetarët dhe për shqiptarët sot po qartësohet çdo ditë e më shumë se Edi Rama e ka të lidhur fatin e tij politik me kriminelët. Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz!

Jorida Tabaku
Djali i deputetit u arrestua ditën e diel me akuzën e përndjekjes ndaj 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Prokurorja që ka ndjekur këtë rast, është Mirela Kapo, ndërsa gjyqtarja është Enkelejda Hoxha. Rraja akuzohet se përndoqi Xhisiela Malokun, rasti i së cilës ka trazuar politikën shqiptare.

Recommended