Report TV -Manovra të rrezikshme mes pushuesve në det, bllokohen dy motorë uji në Durrës

  • 5 years ago
DURRËS-Policia Kufitare ka bllokuar dy motorë uji të cilët kryenin manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazh.

Pas njoftimit të marrë nga pushuesit se dy motorë uji po kryenin manovra të rrezikshme lundrimi duke rrezikuar jetën e plazhistëve, policia ndërhyri dhe i bllokoi.

Dy drejtuesit e motorëve të ujit, S. Xh. dhe S. J. janë ndëshkuar me gjobë 100 000 lekë secili, për shkeljen e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese në plazhe e sporte ujore.

Recommended