Anti-informaliteti/ Paralajmërohet aksion masiv nesër në plazhet e Shëngjinit, Tales, Kunë-Vain

  • 5 years ago
LEZHE - Informalitet, zaptim të pronave publike dhe pasiguri. Këto ofrojnë plazhet në Lezhë, një situatë e evidentuar nga inspektimet në terren të prefektit të Lezhës, i cili ka paralajmëruar një aksion të gjerë nga dita e nesërme, për të goditur paligjshmërinë në këto plazhe, si nga operatorët turistikë ashtu edhe nga autoritetet që sipas tij duhej të kishin ndërhyrë me kohë.

***

Pavarësisht masave, nëse merr çadrën me vete dhe tenton të kërkosh për plazhe publike në Shqipëri, është ende e vështirë. Një situatë e tillë është edhe në plazhet e Tales, Kunë-Vain, Shëngjin dhe Rana e Hedhun, bregdete që së fundi po frekuentohen në masë nga turistët për shkak të disa investimeve të kryera në zonë. Megjithatë kjo nuk mjafton.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjokë Jaku, i ka dërguar një letër Bashkisë së Lezhës që deri në mes të gushtit kur të bëjë betimin kryebashkiaku i ri, Pjerin Ndreu, drejtohet ende nga Fran Frrokaj duke e bërë përgjegjësin kryesor të kësaj situate. Thirrja e Prefektit shkon edhe për Prokurorinë e Lezhës, Policinë, Drejtorinë e Tatim Taksave si dhe inspektorët që veprojnë në territor në kuandë të aksioneve anti-informalitet. Prefekti thotë se ka dërguar grupe inspektimi në terren të cilët kanë konstatuar një situatë aspak normale për të kënaqur pushuesit. Mungesë hapësirash për plazhe publike si pasojë e zaptimit të pronës publike pa asnjë kriter nga privati, papastërti, mungesë e kufizuesve ujorë që garantojnë sigurinë e pushuesve në det, si dhe mungesë e rojeve të trajnuara bregdetare. Në konstatimet e Prefektit, thuhet se niveli i informalitetit është shumë i lartë.

Recommended