Macron ben thirrje per kompromis
  • 5 years ago
Presidenti francez, Emanuel Macron, ka arritur në Serbi. Solemniteti i parë në aeroportin ?Nikolla Teslla? të Beogradit. I gjithë kryeqyteti ishte i blinduar. Mijëra policë, snajper dhe siguri nga ajri.

Pas arritjes së tij, të shtëna me topa sikurse së fundmi për Presidentin rus, Vladimir Putin. Macron u prit nga homologu, Aleksandar Vuçiç, i cili nuk fshehu gëzimin. Kjo vizitë e rëndësishme për të konfirmuar disa çështje si Kosova dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Franca është rikthyer në Ballkan konsiderohet në Serbi. Takimi kokë më kokë e konfirmoi mbështetjen politike të Parisit.

Në konferencë për shtyp Presidenti Macron, filloi qetë duke falendëruar dhe kujtuar historinë. Por, komentet e tij ishin të qarta, Franca është kundër zgjerimit pa reforma në BE, e sidomos në Ballkan. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë kompromis. Franca do të angazhohet për një takim të ri.

?Nuk kemi asnjë zgjidhje magjike në xhepin e Gjermanisë, SHBA apo Francës. Zgjidhja është në zemrat tuaja. Besoj tek stabiliteti i këtij rajoni dhe Evropa duhet të ju mbështes. Do të angazhohem pasi besoj tek e ardhmja e këtij rajoni dhe tek Evropa. Kemi folur hapur dhe guximshëm pasi kjo është një çështje e vështirë për vendin tuaj, historinë dhe të ardhmen. Ne nuk mund ta kthejmë historinë, por duhet gjetur kompromis. Do të gabonim nëse nuk kemi dialog. Franca është angazhuar për të gjetur një zgjidhje globale dhe të qëndrueshme.?

Vuçiç tha se e ka të qartë që janë dy procese paralele dhe se për Serbinë është e rëndësishme të arrijë pavarësisht BE-së.

?E di që kemi dallime në qëndrime, por ky është takimi më i gjatë që kam patur unë dhe Presidenti francez. Është ndër të paktët, që ndoshta krahas kancelares Merkel, dëgjon edhe qëndrimin tonë.?

Presidenti francez me vete ka sjellë edhe disa biznesmenë dhe investitorë. Është folur për bashkëpunimin ekonomik dhe janë firmosur 20 marrëveshje, nga ekonomia e deri tek furnizimi i ushtrisë.

Miqësia franceze dhe serbe është ruajtur që prej Luftës së Parë Botërore. Në këtë frymë Macron vazhdoi tek obelisku i miqësisë serbo-franceze, varrezat e heronjve dhe nderime të tjera. Ai mijëra qytetarëve serb u foli edhe në gjuhën serbe, ku tha edhe se Franca e dinë borxhin që e ka ndaj Serbisë.

Tv Klan
Recommended