Polemika per pjesemarrjen ne KQZ

  • 5 years ago
Ka shkaktuar polemika brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një deklaratë zyrtare e zëdhënëses së këtij institucioni që ka raportuar se deri në orën 11:30, pjesëmarrja në votime në rang vendi ka qenë 12%.

Drilona Hoxhaj, Zëdhënëse e KQZ-së: Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%. Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i?u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota?.

Por pak orë më pas kryetari i KQZ-së Klement Zguri tha se është ende herët të flitet për shifra zyrtare.

Klement Zguri, kryetar i KQZ-së: Procesi i pjesëmarrjes ne zgjedhje nuk është zyrtar. Te dhenat janë marrë përmes komunikimeve të administratës së KQZ me anëtarët e QV. Pjesëmarrja është zyrtare kur miratohet nga KQZ.

Procesi i votimit vijon në të gjithë vendin përveç 7 qendrave të votimit në Postribë të Shkodrës të cilat nuk u hapën.

Tv Klan

Recommended