Viktima nga i nxehti ekstrem - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Europa po përjeton një të shtune të zjarrtë ndërsa temperaturat e larta i kanë kaluar parashikimet duke vendosur rekorde të reja që nuk janë parë në 500 vitet e fundit.Në disa rajone të Francës, termometri ka shënuar 45.9 gradë celcius. Në të gjithë vendin janë mbyllur rreth 4 mijë shkolla dhe janë shtuar masat për t?i paraprirë cdo situate emergjence. Vala e te nxehtt që vjen nga Afrika, ka goditur brigjet e atlantikut për më shumë se një javë tashmë duke i cuar në ekstrem kushtet e motit jo vetëm në Francë por edhe në Gjermani, Bullgari, Portugali, Itali, Spanjë, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.Prej dy ditësh, Spanja po përballet me zjarret më kërcënuese që janë parë në 20 vitet e fundit. Qindra hektarë pyje janë djegur, kryesisht në rajonin e Terragonës. Vendi është në gjendje emergjence ndërsa janë shënuar edhe viktima. Një i ri 17-vjeçar ka humbur jetën në Spanjë, tre viktima janë shënuar në Francë dhe një në Itali. 4 vdekje të lidhura me nxehtësinë janë raportuar edhe në Gjermani, kryesisht në mesin e të moshuarve. Për herë të parë në histori është aktivizuar alarmi i kuq i emergjencës në Europë, autoritetet kanë paraljmëruar në vazhdimësi qytetarët që të marrin masat e nevojshme për të shmangur gjendjet kritike.

Recommended