Rriten abortet, plaket popullsia - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Viti 2018 është mbyllur me 5,300 aborte, një shifër që vit pas viti po rritet. Krahas abortit spontan apo atij të detyrueshëm per arsyeve shëndetësore, mjekët gjinekologë ngrenë shqetësimin e atyre aborteve që nuk regjistrohen dhe kryhen fshehtas. Ndërsa problem në rritje, paralelisht me numrin është përdorimi i pilulave kundër shtatzënisë që ka shtuar dhe numrin e pacienteve në dyert e urgjencës së maternitetit. Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT ndërprerja e shtatzënisë është fenomen prezent në zonat urbane dhe tek femrat me arsim të lartë. Sociologët e lidhin mungesën e dëshirës per te pasur fëmije me angazhimin ne karrierën profesionale. Në kushtet që Shqipëria po plaket dhe kemi ulje drastike të numrit të lindjeve specialistët kërkojnë që çiftet e reja të fillojnë t?i referohen gjithnjë e më shumë planifikimit familjar.

Recommended