2019, rriten ndjeshëm vrasjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Statistikat e ngjarjeve të rënda kriminale gjatë 4 muajve të parë të 2019-ës flasin për një rritje të ndjeshme të vrasjeve.Vetëm për periudhën janar - prill në vend janë regjistruar 24 vrasje , ( futet tabela ) pothuajse sa gjysma e numrit total të vrasjeve në vitet 2017 dhe 2018, ku respektivisht u regjistruan 50 dhe 51 ngjarje kriminale.Me këto ritme numri i vrasjeve në fund të 2019-ës duket se do të tejkalojë ato të viteve të fundit ndërsa numri i viktimave gjatë 4 muajve të këtij viti është 28, pasi janë regjistruar disa ekzekutime të dyfishta.Po gjatë periudhës janar - prill konstatohet edhe një trend në rritje i krimeve në rrethana familjare , me 9 vrasje dhe 12 viktima, 9 prej të cilave femra.Megjithëse policia ka zbardhur disa prej ngjarjeve dhe për disa të tjera ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar , për disa prej vrasjeve më të rënda si ajo e avokatit Ravik Gurra në Elbasan, hetimet vijojnë të jenë në udhëkryq.E pazbardhur vijon të jetë edhe vrasja e dyfishtë në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë më 17 shkurt, ndërsa shënjestra e sulmit i mbijetoi atentatit duke i shpëtuar breshërisë së plumbave.

Recommended