Report TV -Instrumentet muzikore të Nolit dhe Qemal Stafës në muze

  • 5 years ago
Ekspozita ?Trashëgimia shpirtërore përmes instrumenteve muzikore? është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Mes 25 instrumenteve të rralla, nuk mungojnë as lahuta, çiftelia, gajdja, cyla dyjare apo corni inglese, që ka përdorur Fan Noli apo violina e heroit të popullit Qemal Stafës. Për kompozitorin Vasil Tole kjo ekspozitë ka rëndësi shumë të madhe, jo vetëm se flet për muajin e muzikës apo se ka në qendër rolin që këto vegla muzikore kanë pasur në jetën e shqiptarit tradicional, por edhe sepse, dëshmon se si politikanët shqiptarë dikur kanë pas qenë të kulturuar.

?Duhet parë muzika, si pjesë e jetës së njeriut, kjo është shumë e rëndësishme, sepse ky është edhe thelbi i Ditës Kombëtare të Muzikës, 21 qershori. Në mënyrë të veçantë kjo ekspozitë provokon disa mendime, sipas këndvështrimit tim. Në radhë të parë, për rolin edhe rëndësinë që veglat muzikore kanë pasur në jetën e njeriut edhe shqiptarit tradicional. Besoj se është pjesërisht e vërtetë, që shqiptarët janë vetëm tipa heroikë, që i përfytyrojnë vetëm me veshje popullore dhe me armë në breza. Përkundrazi! Kjo ekspozitë është edhe një thirrje për institucionet, që të nxit prodhimin e veglave muzikore. Edhe elementi i tretë, është korni anglez, që e ka pas përdorë Fan Noli, ish- kryeministër i Shqipërisë apo violina e heroit të Popullit, Qemal Stafa, që dëshmon se politikanët e rëndësishëm janë njerëz të kulturuar, që nuk bëjnë vetëm politikë mirë, por edhe diplomaci kulturore. Këto dëshmi dëshmojnë se sa larg këtij imazhi jemi sot në jetën e përditshme?, shprehet kompozitori Tole.

Kompozitori mendon se kur flitet për një politikë të pastër, për njerëz me integritet, me të kaluar jokriminale, duhet kërkuar edhe elementët e tjerë, edukata, kultura e hollë edhe shija estetike, që ata duhet të zotërojnë.

Recommended