RTV Ora - Atentati ndaj Julian Meçajt, arrestohet Bashkim Haxhiaj

  • 5 years ago
#rtvora
Bashkim Haxhia, ish-anëtar i bandës së Durrësit ka rënë në prangat e policisë. Ai është arrestuar për armbëmbajtje pa leje pasi i është kundërpërgjigjur atentatin me armë ndaj Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj, me të cilët ndodhej në makinë në kohën e sulmit.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Bashkim Haxhinë, personin e tretë në makinën ku i bënë atentat kunatit të Lul Berishës, Julian Meçaj dhe mikut të tyre Plarent Dervishaj.

Tre burrat u sulmuan me armë zjarri nga dy persona pranë mbikalimit të Shkozetit.

Dervishaj dhe Meçaj ndodheshin në drejtimin e makinës që u sulmua dhe në vendin e parë dhe ranë direkt pre e sulmit, ndërsa Haxhiaj ka qenë në sediljen e pasme të makinës.

Nga të shtënat Plaurent Dervishaj ka marrë vetëm një plumb në këmbë, ndërsa Julian Meçaj mori tre goditje të trup.

Por ndërsa dy autorët po largoheshin, Bashkim Haxhia, që nuk kishte marrë asnjë plumb, sipas policisë ka zbritur nga makina dhe u është kundërpërgjigjur me zjarr.

Nuk dihet nësë mes palës tjetër pati të lënduar, pasi ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Autorët dhe motivet e sulmit mbeten të panjohura, por dyshimet janë se atentati lidhet me të shkuarën e këtyre personazheve.

Bashkim Haxhia rezulton i njohur për blutë e Durrësit pas rezulton i dënuar dhe nën akuzë për një sërë veprash të rënda kriminale mes Shqipërisë e Italisë.

Disa vite më parë nga Italia, Haxhiaj ishte ekstraduar nga Italia pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim me akuzën për vrasje, katër rrëmbime dhe grabitje.

Ai njihet si pjesë e grupit famëkeq të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, të akuzuar për një sëri vrasjes dhe ngjarjesh të tjera kriminale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/atentati-ndaj-julian-mecajt-arrestohet-bashkim-haxhiaj
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended