Gerovski shkon në LSDM, kërkon kërcënuesin

  • 5 years ago
Gazetari Barko Gerovski, ka shkuar sot në Selinë e LSDM-së, pasi tha se mbrëmë është kërcënuar nga personi me emrin Borçe Ginovski, i cili është prezantuar se punon si sigurim i partisë socialdemokrate. Gerovski u prit nga përfaqësuesit e zyrës për komunikim në LSDM. Pas takimit, ai deklaroi se ka kërkuar nga kryetari i partisë dhe partia që të zbardhin se për se bëhet fjalë. Ai ka potencuar se nga LSDM i kanë thënë se personi Borçe Ginovski nuk është i punësuar si sigurim i partisë. Gerovski për Alsat tha se nuk do ta paraqes rastin në polici, që ti jap një mundësi LSDM-së që të dëshmojë se është parti demokratike. Ai nënvizoi se do të pres se çfarë masa do të marrë LSDM ndaj Ginovskit. Nëse ato nuk do të jetë të mjaftueshme për tu garantuar siguria e tij dhe e familjes atëherë do ta denoncojë në polici. Zëdhënësi i partisë Kostadin Kostadinov theksoi se nëse konfirmohet se kërcënuesi i gazetarit është pjesë e partisë do të marrin masa përkatëse. Gazetari Gerovski u takua edhe me presidentin Stevo Pendarovski. Kërcënimet Gerovski thotë se erdhën pas shkrimeve të tij kritike për njerëz të afërt të pushtetit që sipas tij reketojnë bizneset.

Recommended