"El Cheka", Zaev: Përgjimet nuk kanë dalë nga LSDM-ja
  • 5 years ago
Kryeministri Zoran Zaev siguroi që përgjimet e publikuara në rrjetet sociale nga "El Cheka" nuk janë marrë nga LSDM-ja. Zaev tha se të gjitha përgjimet që kanë qenë në dispozicion të LSDM-së janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike."Gjithsesi se mund të garantoj. "Bombat" komplet, të gjitha, të ju rikujtoj shumica kanë qenë për opozitën, shoqërinë civile, biznesmenët, bashkësitë fetare dhe për pushtetin e atëhershëm. Të gjitha 100% janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale", deklaroi Zaev.Sot, përpos kryeministrit Zaev edhe nga PSP-ja deklaruan se përgjimet e publikuara nga "El Cheka" nuk janë marrë  nga Prokuroria Publike, dhe se ky institucionit i ruan materialet e përgjimeve nën masa të rrepta sigurie.
Recommended