RTV Ora - Përgjaken rrugët në Korçë, dy aksidente me dy të vdekur

  • 5 years ago
#rtvora
Dy aksidente janë regjistuar mëngjesin e sotëm në Korçë. Nga aksidentet mbetën të vdekur dy këmbësore.

Një 21-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një 73-vjeçar grek në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht.

Viktima e identifikuar si Silva Xhuti, banuese në Leminot, u aksidentua nga greku me iniciale P.B., banues në Greqi, i cili po drejtonte mjetin tip "Toyota".

"Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip "Toyota", ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen,"-raporton policia.

73-vjeçari është shoqëruar në polici dhe po zhvillohen hetimet për shkaqet e ngjarjes.

Ndërsa një 40-vjeçare humbi jetën në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pocestë. Gruaja u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën.

Nga raportimet paraprake 40-vjeçarja ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-aksin-rrugor-korce-pogradec-makina-perplas-vdekje-kembesoren
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended