RTV Ora - Përgjaken rrugët nga aksidentet, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

  • 5 years ago
#rtvora

Rruga e kthimit nga një gëzim familjar përfundoi me mort për një familje nga Korça.

Fatime Braho, 65 vjece humbi jetë në një aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërsa bashkëshorti i saj Gëzim Braho dhe tre të njohur të tjerë që udhëtonin në një makinë mbetën të plagosur.

Burimet thonë se ata po ktheheshin nga një gëzim familjar, kur u përfshinë në aksident në kryqëzimin e Gjoçajt.

Përplasja duket se ka qenë e fortë dhe mjeti tip Tojota me të cilën udhëtonin familja Braho dhe Hoxhallari drejt Korcës u përmbys në rrugë.

Në vendngjarje mbërriten tre autoambulanca me të cilat të plagosurit u dërguan në Spital, por gruaja mësohet se ndërroi jetë rrugës për shkak të plagëve.

Të plagosurit e tjerë morën ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet shkak për aksidentin, por policia thotë se ende po punon për sqarimin e rrethanave të përplasjes.

Rrugët u përgjakën edhe në Bilisht. Një 60 vjeçar, i identifikuar si Viktor Gjalpi humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në hyrje të qytetit, teksa udhëtonte me motorçikletë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-hyrje-te-korces-plagoset-60-vjecari

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended