Gara për Kryeprokuror/ Shtyhet pa afat verifikimi i kandidatëve, Ibrahimi: Presim të kalojnë vetting

  • 5 years ago
Dhe pse ishte paralajmëruar si muaji që do të përzgjidhte tre kandidatët për Kryeprokuror e më pas do ti dërgoheshin parlamentit për votim, kjo nuk ndodhi as këtë të hënë më 17 qershor. Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me shumica votash, shtyrjen e afatit që skadonte sot pasi ende nuk ka kaluar në vetting kandidati Olsian Çela. Ndërsa interesit të medias kreu i KLP-s Ibrahimi ju përgjigj se i ka dërguar një shkresë komisionit të vettingut për të përshpejtuar hetimin dhe vendimin për Olsian Celën.

"Për Prokurorin e Përgjithshëm, pyetja duhet shtruar pranë KPK e jo KLP. Kemi çuar një shkresë ku kërkojmë përshpejtimin e këtij procesi. Sikur e dini është proces voluminoz që kërkon kohën e vet, jam i bindur që KPK po bën maksimumin, mund të mbaroj edhe nesër" tha ai.

Ibrahimi kërkon nga kreu i KPK-s znj. Genta Tafa vlerësimin e Çelës brenda 30 ditëve duke nisur nga data 8 maj. Nëse vettingu do të ndikojë dhe në vonesën e ngritjes së SPAK pasi më parë se të klasifikohen duhet të kalojnë në vetting prokurorët, Ibrahimi tha se sot nuk mund të jap një përgjigje.

"Nuk jam i përgatitur për të dhënë një përgjigje për SPAK, është një proces voluminoz është ende në vijim". Në garë për kryeprokuror janë, Arta Marku e cila e mban këtë post aktualisht, Fatjona Memcaj me vetting të kaluar, Olsian Cela në pritje të vetting dhe avokati Lulzim Alushaj.

Recommended