Burg pa afat për Ervis Martinajn, Amb.SHBA: Presim hetimin e plotë të tij

  • 6 years ago
Ambasada Amerikane ka komentuar këtë të martë dënimet e grupeve kriminale në vend.

Në rrjetet sociale si "Facebook" e "Twitter", Ambasada Amerikane shkruan se pas dënimit të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij si dhe argumenteve të Gjykatës së Apelit të Tiranës për masën e sigurisë së Ervis Martinajt, ajo është tashmë në pritje të një hetimi të plotë ndaj këtij të fundit.

Ajo ka risjellë në vëmendje edhe hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se ?presim që sundimi i ligjit të zbatohet?.

Ambasada shkruan në përfundim se gjendet në pritje të një përparimi të vazhdueshëm në fushën e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Recommended