Basha refuzon thirrjen e Prokurorise

  • 5 years ago
Këtë të hënë Prokuroria nuk mundi t?i komunikonte akuzën kryetarit të PD për kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara, siç dhe ishte parashkruar në fletëthirrjen e firmosur tre prokurorët Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kolë Hysena.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e kësaj force politike, ish -Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi nuk janë paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ku pritej tu komunikohej akuza lidhur me hetimet e nisura për lobim në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet e vitit 2017 nga një kompani me pronarë rusë. Përmes një letre drejtuar organit të akuzës, Basha e konsideron në shkelje të ligjit thirrjen në prokurori, pasi nuk i janë vënë në dijeni provat e reja të mbërritura nga SHBA.

?Ju nuk keni parashtruar asnjë fakt që ka dalë nga hetimet në njoftimin tuaj, duke mos plotësuar detyrimet tuaja ligjore.  Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t?u paraqitur sipas njoftimit të ri të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin.?

Vendimi i Bashës për të mos u paraqitur në Prokurori u komentua edhe nga mazhoranca. Nga Kuvendi ku diskutohej paketa për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe terrorizimit, kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se kjo nuk është hera e parë që Lulzim Basha i shmanget drejtësisë.

Partia Demokratike reagoi përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazmend Bardhi duke akuzuar kryeprokuroren e Tiranës se në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës.

?Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës. Kamikazja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij.??

Sipas Partisë Demokratike ky presion bëhet me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja të gazetës gjermane BILD.

Tv Klan

Recommended