Basha-prokurorisë: Thirrja për të dëshmuar e paligjshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat ishte thirrur këtë të enjte për t?u njohur përgjigjet e letërporosive të ardhura nga SHBA në lidhje me çështjen e lobimeve.Basha ishte thirrur së bashku me Arben Ristanin por asnjëri prej tyre nuk u paraqit pranë organit të akuzës.Kreu demokrat Lulzim Basha e ka cilësuar si të pambështetur në ligj paraqitjen e tij në prokurori për të dëshmuar në lidhje me çështjen e financave të PD.Në një letër drejtuar organit të akzuës, Basha thekson se zyrtarët e PD janë paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me çështjen e financave dhe se nuk është e nevojshme që të paraqiten prapë pasi asnjë prej tyre nuk është marrë nën hetim.?Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike.?-thuhet në letrën e Kryetarit të PD, Lulzim Basha.Basha i kërkon Prokurorisë së Tiranës që të distancohet menjëherë nga qendrimet sipas tij, me prapavijë politike, si dhe të marrë të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike.

Recommended