Report TV -Përgjimi i Karaj zbuloi korrupsionin tek AMA në Tiranë

  • 5 years ago
Teksa Bledar Karaj thirej në polici për të dhënë shpjegime lidhur me pengmarjen dhe plagosjen e ndodhur në 2006, prokuroria e Elbasanit e ka vënë në përgjim telefonik dhe survejim atë. Nga përgjimi i telefonatave, Karaj bënte biseda për një aferë korruptive, pasi duhet të zgjidhte një punë tek Autoriteti i Medias Audiovizive në Tiranë. Nga hetimi rezultoi se Bledar Karaj administron një tv kabllor ?Brado?, me të cilin shpërndan linjën e sinjaleve televizive. Por ky televizion ushtronte veprimtarinë e tij duke mos u licensuar në organet kopetente siç është Autoriteti i Medias Audiovizive në Tiranë. Oficerët e hetimit kanë filluar të ndjekin këtë situatë të pakëndshme si dhe bisedat që bënte Karaj në telefon, i cili interesohej për të nxjerë liçensën e TV kabllor tek AMA. Ai ka biseduar me disa nga personat e arrestuar duke pranuar të japë dhe një sasi monetare prej 4 milion lekë të vjetra, dhe lishenca është konfirmuar nga AMA. Ndërkohë pas zgjidhjes së këtij problemi, Karaj ka vazhduar të përgjohet pasi nëpërmjet ndërhyrjeve të paligjshme dhe korrupsionit, ka mundur të heqë një gjobë financiare prej 13 milion lekë të vjetra që AMA, i kishte vendosur televizionit ?Brado?.

Recommended