RTV Ora - Rama: Opozita po hedh baltë mbi Shqipërinë

  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri Edi Rama mendon se opozita e ka furnizuar gazetën gjermane Bild me materiale nga dosja 339, ku janë të përfshirë eksponentë të PS me pjesëtarë të bandave të drogës. Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë 10, Edi Rama akuzon Sali Berishën, si njeriu që po hedh baltë mbi Shqipërinë jashtë kufijve.

Edi Rama: "E bënë copë Shqipërinë fare. Paguajnë, bëjnë, hidh artikuj këtej, hidh artikuj andej. Të gjithë kanë pasur opozitë, asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë të ketë Saliun."

Pak orë para protestës së 8 kombëtare të opozitës, kreu i qeverisë thekson se zgjedhjet do të mbahen me 30 Qershor.

Edi Rama: "Patjetër që do bëjmë zgjedhje, si nuk do bëjmë zgjedhje. Po filloi kjo lojë nuk mbaron më."

Edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh se në asnjë vend të botës nuk ndodh si në Shqipëri, ku opozita nuk do zgjedhjet.

Erion Veliaj: "Në çdo vend të botës opozita mezi pret të afrohen zgjedhjet, kurse këtu është komplet e kundërta."

Në lidhje me situatën në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ?Oggi?, ku ndër të tjera shprehet se BE është i vetmi vend ku Shqipëria do të gjejë paqe dhe programi më i madh politik që vendi ynë ka imagjinuar. Në fund të bisedës Rama thotë që pavarësisht se Shqipëria përflitet si vendi ku mbretëron krimi i organizuar, Italia zë vendin e parë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-opozita-po-hedh-balte-mbi-shqiperine
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended