RTV Ora - Opozita mbi 3 orë protestë ,Paloka mesazh Ramës: Do të mbysë urrejtja e shqiptarëve
  • 5 years ago
#rtvora #protestaeopozites
Opozita përmbylli sot pas më shumë se 3 orë e gjysmë para Kuvendit, protestën e 8-të të saj për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Në mungesë të kryetarit të PD-së Basha që sot ishte për vizitë në Berlin, organizimi i protestës i ishte besuar të rinjve të cilët shpalosën simbolika të shumta kundër qeverisë që u finalizua dhe me djegien e piramidës së krimit që sipas tyre ka ngritur Rama.

Protesta nisi para Kuvendit dhe herë pas herë pati edhe përplasje me policinë. Përplasje nuk munguan as mes protestuesve dhe të "infiltruarve" në tubim, deri në grushta. Pati hedhje shashkash dhe sende të forta ndaj policisë.

Në mbyllje të protestës, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se dita e largimit të Ramës si kryeministër është e afërt. Protesta u mbyll në selinë blu me himnin kombëtar.

Edi Paloka: Sot protestën e drejtuan studentët. Shqipëria që ne duam është e studentëve në radhë të parë. DASH e cilësoi Shqipërinë si qendrën e drogës, pastrimit të parave, qendrën ku krimi i organizuar mblidhet për tu shpërndarë në Europë dhe deri në SHBA.Është një raport që dikur ja kanë bërë vetëm Noriegës.Prandaj jemi në protestë derisa ai të shporret. Të jeni të bindur se dita që ai Kryeministër që nuk përfaqëson asnjë nga shqiptarët e ndershëm, do të largohet është shumë e afërt.

Shumë shpejt do ta shihni si do të marrë vrapin. Del dhe numëron sa ishin sot. Ne do të jemi në shesh dhe ai duhet të kuptojë se urrejtja e grumbulluar në shpirtin e shqiptarëve është gjithmonë aty dhe një ditë do ta mbysë.Kemi dalë për ti dhënë fund jo vetëm atij parlamenti por një sistemi të tërë të korruptuar. Të gjithë partitë e opozitës do të jemi bashkë derisa kjo qeveri të shporret.

Ora 12:51 Protestuesit marshojnë drejt selisë së PD

Ora 12:35 Policia tenton të fikë zjarrin, ndërhyjnë protestuesit

Ora 12:31 Sërish konfrontim mes protestuesve

Protestuesit e opozitës janë konfrontuar sërish me një person që sipas tyre është i infiltruar në protestë.Ata kanë përzënë një grua që sipas tyre i provokon dhe kundërshton.

Ora 12:24 Protestuesit i vënë flakën piramidës së krimit
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/opozita-proteston-sot-serish-para-kuvendit-por-pa-bashen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended