RTV Ora - PAK kundërshtojnë reformën: Frikë për uljen e pagesave dhe heqjen e kujdestarit

  • 5 years ago
#rtvora
Frika për uljen e pagesave dhe heqjes së kujdestarit vijon të mbetet një nga shqetësimet kryesore të personave me aftësi të kufizuar. Të mbledhur në një tryezë diskutimesh ata rikërkuan korrigjimin e draftit, ndërsa ministria e shëndetësisë u shpreh se reforma nuk do të heq asnjë të drejtë të fituar deri më tani.

Reforma e qeverisë për aftësinë e kufizuar vijon të kundërshtohet nga grupet e interesit. Të mbledhur në një tryezë diskutimesh, shoqata e të verbërve ka ngritur sërish shqetësimin për mos aprovuar draftin, i cili sipas tyre ul pagesat për personat e verbër dhe jo vetëm në mënyrë të padrejtë.

Kreu i Shoqatës së të verbërve, Ardjan Hysa: Ka dhe një cënim sa i përket ofrimit të shërbimeve, sepse këta thonë nëse do të kemi ofrim të shërbimeve pagesat do të eliminohen fare, gjë që nuk ekziston.

Kreu i Shoqatës së të verbërve Ardjan Hysa thotë se edhe në bisedimet e thirrura në ministrinë e shëndetësisë nuk kanë arritur të gjejnë konsensus.

Kreu i Shoqatës së të verbërve, Ardjan Hysa: Nuk na kanë dhënë asnjë shpresë qoftë për korrigjimin e pr/reformës apo edhe për VKM-të që ata do të kalojnë.

Përfaqësuesja e Ministrisë në këtë takim, zv. Ministrja Bardhylka Kospiri, u shpreh se reforma e re nuk prek asnjë të drejtë të fituar deri më tani.

Bardhylka Kospiri: Ato që do të preken janë vetëm rastet e abuzimit, të ardhura prap nga ju. Jeni ju shoqatat që na keni bërë prezente shumë raste kur shikoni që presona të tjera që nuk kanë aftësinë tuaj të humbur, ata marrin njësoj si ju. Kjo nuk është e drejtë dhe kjo reformë këtë rregullon.

Drafti sipas kreut të shoqatës së të verbërve Ardjan Hysa parashikon diferencime edhe për fëmijët duke ulur masën e përfitimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pak-kundershtojne-reformen-frike-uljen-e-pagesave-dhe-heqjen-e-kujdestarit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended