Kërcënime dhe frikë për konflikt! Bush dhe Obama kishin refuzuar sulmin ndaj gjeneralit iranian

  • 4 years ago
Me mijëra njerëz mbushën qytetin iranian të Ahvazit të dielën në mëngjes për të shoqëruar arkivolin e Qasem Soleimani, gjeneralit të vrarë në një sulm amerikan me dron, në Bagdad, javën e kaluar.


Ata rrihnin gjokset fort dhe thërrisnin, ?Vdekje Amerikës?.

Soleimani ishte arkitekti i sferës së ndikimit të Iranit në lindjen e mesme dhe konsiderohej njeriu i dytë më i fuqishëm në vend. Vrasja e tij shënoi një përshkallëzim domethënës të tensioneve mes Iranit dhe shteteve të bashkuara. Lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Khamenei, që kishte marrëdhënie të ngushtë personale me Soleimanin, paralajmëroi për hakmarrje të ashpër për sulmin dhe analistët thonë se Irani mund të ndërmarrë tani edhe sulme kibernetike kundërs SHBA apo sulme tradicionale mbi objektivat apo interesat amerikane në lindjen e mesme.

Trump, që autorizoi sulmin mbi Soleimanin të premten, një opsion ky i refuzuar më parë nga presidentët Bush dhe Obama si shumë i rrezikshëm, tha të shtunën se SHBA ishte gati të godiste 52 objektiva të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane. Ai tha se 52 objektivat e identifikuara nga SHBA përfaqësonin 52 amerikanët që u mbajtën peng në Iran për më shumë se një vit në vitin 1979 pasi u morën nga ambasada amerikane në Teheran. Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, reagoi ndërkohë në Twitter duke thënë se vrasja e Soleimanit ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe se marrja në shënjestër e objektivave kulturore do të përbënte një krim lufte.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#IRAN#TopChannel

Recommended