Report TV - Rama e Veliaj kafe me banorët e Njësisë 3: T’i hapim rrugë zhvillimit

  • 5 years ago
Dita e punës nisi ndryshe sot për kryeministrin Edi Rama dhe kandidatin e PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon besimin e qytetarëve për një mandat të dytë si kryebashkiak, për të vijuar projektet transformuese për kryeqytetin.

Ata zgjodhën që kafen e mëngjesit ta pijnë me banorë të zonës së Brrylit, me të cilët bashkëbiseduan për një sërë projektesh të rëndësishme, të cilat do të vijojnë edhe në 4-vjeçarin e ardhshëm, si edhe rasti i projektit të "Unazës së Re". Kryeministri Rama tha se nuk ka rrugë tjetër përveç zhvillimit të zonës, ndërsa Veliaj sqaroi planin që do të zbatohet në vazhdim.

Në këtë takim është folur edhe në lidhje me shpronësimet tek ASTIR-i. Kryeministri u shpreh se pjesa e banorëve që kanë mbetur aty dhe që kundërshtojnë janë manipuluar.

"Pjesa e mbetur aty është pjesë e manipuluar, e abuzuar komplet, se edhe partiake, partiake, po prapë njerëzit logjikojnë për interesin e tyre. Po avash-avash do sqarohen dhe ata se s?kanë dalë fare..., protestojnë kundër vetes së vet. Pjesa më e madhe që dalin aty s?janë fare të zonës. Në përgjithësi aty s?ka asnjeri përveç atyre që janë të organizuar nga bashkitë e tyre, nga punonjës, pastaj një pjesë e vogël ... [nuk dëgjohet] Se për çfarë do dalë, qoftë edhe një qytetar super demokrat, me mend në kokë, për çfarë do shkojë atje? Se tani është bërë që ha dru dhe nga ata vetë, një skandal i madh" ka thënë Rama.

Recommended