Report TV - Veliaj e nis ditën me një kafe me banorët e ‘Astiri’: E rëndësishme gjetja e konsensusit

  • 5 years ago
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nisur ditën me një kafe me banorët e zonës së Astirit, të cilët kanë filluar tashmë që të lirojnë vetë ndertesat e tyre pa leje dhe t?i hapin rrugë projektit të zhvillimit të Unazës së Madhe.

?Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në ?Astir? e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë ?Skrapari?. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës?, tha Veliaj.

Teksa falenderoi banorët që janë distancuar nga politika dhe kanë filluar që të zbrazin vullnetarisht objektet që janë në gjurmën e Unazës së Madhe, Veliaj theksoi se ky projekt nuk do të ndalet.

Recommended