Report TV - Era dhe rrebeshi rrëzojnë pemën në mes të rrugës në Berat

  • 5 years ago
Moti i keq që ka përfshirë vendin orët e fundit ka shkaktuar probleme në qytetin e Beratit. Si pasojë e erës së fortë dhe rrebesheve një pemë rrapi është thyer dhe ka rënë mbi rrugë.

Për disa minuta qarkullimi i automjeteve mes dy urave asaj të Goricës dhe Urës së Varur është bllokuar. Nga rrëzimi i kësaj peme janë dëmtuar hekurat mbrojtës anës rrugës së këmbësorëve.

Ndërkohë që për largimin e saj nga rruga, si pasojë e përmasave të mëdha është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të qytetit. Ata kanë bërë të mundur prerjen në copa të pemës dhe më pas largim e saj nga rruga.

Fatmirësisht në zonë nuk raportohet për probleme të tjera.

Recommended