Fëmijët surprizojnë të burgosurit e Fierit, rikthehen në skenë parodistët e Vlorës

  • 5 years ago
Të burgosurit e Fierit kanë pasur një vizitë të veçantë këtë 1 Qershor. Në ditën e tyre fëmijët kanë argëtuar prindërit që vuajnë dënimin në burgun e Fierit, ku kanë qenë të pranishëm edhe zv/drejtori i përgjithshëm i burgjeve Femi Sufaj, drejtori i këtij institucioni Arjan Hasani, deputetë dhe përfaqësues të fesë.

Fëmijët kanë kërcyer e kënduar, por dhe vetë të burgosurit që kanë ngritur një grup folklorik. Brenda burgut vizitorët së bashku me familjarët kanë parë me interes pikturat e realizuara nga vetë të burgosurit.

Por atmosferën e bënë më të ngrohtë edhe parodistët vlonjatë. Agron Hamo dhe Afrim Agalliu u rikthyen në skenë dy ditë pasi shoku i tyre Muhamet Liko ndërroi jetë në Itali si pasojë e një ataku kardiak. Homazhet pritet të zhvillohen në fillim të javës kur pritet të mbërrije edhe trupi i pajetë.

Recommended