Do mbeten gjithmonë 4! Parodistët e Vlorës mbyten nga dhimbja e lotët për vdekjen e Muhamet Likos
  • 5 years ago
Kush nuk ka qeshur me 4 parodistët e Vlorës...që tashmë, prej ditës së djeshme mbetën 3! Nuk kanë lot të përshkruajnë dhimbjen që u jep humbja e kolegut të tyre prej më shumë se 4 dekadash në skenë më të. Muhamet Liko, një nga katër Parodistët e Vlorës, u shua ditën e djeshme pas një ataku kardiak në Itali ku kishte shkuar për kurim nga zemra.

Në Teatrin "Petro Marko" në Vlorë, skenën ku ai u duartrokit për herë të fundit vetëm disa ditë më parë, kolegët e tij, parodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Mane Lumani, së bashku me artistë të tjerë të Teatrit, u mblodhën për të nisur ditën e tyre të punës, që ndryshe nga çdo radhë tjetër, i gjen pa Metin, siç ata e thërrisnin.