Soreca-partive: Uluni sa më shpejt në dialog pa kushte - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori i BE, Luigi Soreca të enjten ka qenë pjesë e emisionit Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus, ku ka komentuar krizën politike në të cilën gjendet Shqipëria dhe shpresat që me 15 qershor BE do të vendosë një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë.Ambasadori në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që në këtë pikë palët politike të lënë mënjanë interesat e tyre dhe të vënë mbi të gjitha interesin e Shqipërisë. Sipas tij është koaha që forcat politike të heqin parakushtet dhe të ulen e të punojnë së bashku që më 15 qershor të jetë lajmi i mirë, i shumëpritur nga shqiptarët.Gjithashtu nga Real Story ambasadori i BE ka folur dhe në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit ku është shprehur se nuk është përgjegjësi e tyre që të ndërhyjnë në çështje të brendshme të Shqipërisë.

Recommended