Xing me Ermalin/ Ermal Mamaqi ve ne prove Flaka Krelanin dhe motren e saj

  • 5 years ago
Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur nga Kosova Flaka Krelani dhe motra e saj, komentatorja Qëndresa Krelani.
Duke marrë spunto nga emrat e dy motrave, drejtuesi i emisionit vuri në provë fillimisht Flakën dhe më pas motrën e saj. Mamaqi mori një shkrepëse dhe ndezi një prej fijeve në dorën e Flakës duke e bërë këtë veprim të dukej si të ishte real dhe të përshtatshëm me emrin e këngëtares.
Të njëjtën gjë bëri edhe me komentatoren, së cilës i kërkoi të qëndronte në këmbë dhe të bënte qëndresë ndërkohë që Soni, i cili është pjesë e ?Xing? të merrte vrull dhe të përplasej me të. Ende pa e prekur Soni u ?rrëzua? për të treguar se Qëndresa është e qëndrueshme ashtu siç ka edhe emrin./tvklan.al

Recommended