Cilat janë shërbimet e duhura estetike për miqtë me katër putra?

  • 5 years ago
Kujdeseni gjithnjë që të jeni shumë të kuruar dhe të keni gjithnjë një pamje të bukur? Epo tashmë kjo gjë ka filluar të aplikohet edhe për miqtë tuaj me 4 putra. Shumë të dashur për ne , ata kanë nevojë për përkujdesje maksimale, pra për shërbime jo vetëm utilitare, si ushqimi apo nevojat personale, por edhe për shërbimin estetik. Kjo ka bërë që së fundmi, ashtu si në gjithë botën, edhe në Tiranë të ngrihen qendra estetike te posaçme për kafshët. Këtë gjë e bën më së miri estetistja e kafshëve shtëpiake Ilva Leskaj e cila këtë mëngjes ishte e ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV. Më herët ne shkuam edhe në parukerinë e kafshëve shtëpiake, ku Ilva tregoi hap pas hapi kujdesin për qenin e saj 9 vjeçar Furia të cilit i bëri një prerje të quajtur ?Si pantallona?

"Do të shohim veshët, prerjen e thonjve, pastaj larjen, qethjen dhe mbi të gjitha që të ketë një pamje shumë të bukur, të pranueshme sipas racave. Furia është 9 vjeç dhe do ti japim një prerje që quhet ?Si pantallona? . Do bëjmë pastrimin e veshëve sepse ka shumë qime që duhen hequr pasi mund të krijojnë infeksione në vesh.", - tha estetistja e kafshëve shtëpiake Leskaj

Recommended