Insitituti i Urbanistikes: Rruget ne Tirane nuk jane ne parametrat e duhura (24 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Të qarkullosh sot me makinë në Tiranë është ndërmarrje shumë e vështirë. Për të lëvizur nga periferia në qendër, duhet e njëjta kohë sa për të vajtur në Durrës. Në Insititutin e Urbanistikës tregojnë se gjërësia e rrugëve të kryeqytetit duhet të jetë 21 metra. Sot ato janë 11 deri në 15 metra. Inxhinieri për rrjetin rrugor në këtë institut, Astrit Artari, thotë:
"Përsa i përket rrjetit rrugor ekzistues, ai është i pamjaftueshëm të mbajë ngarkesën e sotme dhe sidomos kjo reflektohet në pikat kyçe të Tiranës. Përsa i përket mënyrës se si do të rregullohet ky qarkullim, ekziston një plan i cili është i hartuar në vitin 1990 në Këshillin Rregullues të Tiranës i cili ka skemën e vet të rrjetit rrugor. Kjo skemë përbëhet nga unaza e qendrës e cila sot është ndërtuar pjesërisht ku është ndërtuar pjesa pas Muzeut Kombëtar dhe zgjeruar Rruga e Barrikadave. Nuk është zgjeruar akoma pjesa pas Bankës Kombëtare që kalon pas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Rendit Publik përpara shtëpisë së ish-pionerëve deri tek Parlamenti. Kjo pjesë nuk është zgjeruar akoma."
Projektet për zgjerimin e rrugëve bashkia i kërkon sot për sot vetëm që ti ketë parasysh që të mos japë leje ndërtimi aty ku mund të zgjerohet rruga, por në mjaft vende ka marrë ferra uratën. Shtëpi dhe pallate janë ndërtuar shumë pranë asfaltit dhe ato rrugë nuk mund të zgjerohen më. Ndërkohë përmirësimi i rrugëve të kryeqytetit kërkon qindra milion dollarë dhe për këtë arsye siç kanë kaluar 10 vjet, kështu parashikohen dhe plot të tjerë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended