Betohen tre deputete te rinj, Hoxha i PD refuzon

  • 5 years ago
Parlamenti i nisi punimet me një minutë heshtje në nderim të efektives së Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë një misioni në Letoni.

Edhe këtë të enjte në karriget e lëna bosh nga opozita u ulën tre deputetë të rinj.

Por ai që surprizoi ishte Indrit Hoxha, kandidat i dalë nga listat e Partisë Demokratike, i cili pasi mori mandatin e deputetit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, refuzoi të bëjë betimin në seancë plenare.

E mirëmenduar si lëvizje, pas refuzimit Hoxha i?u bashkua protestës së të rinjve të FRPD-së e LSI-së jashtë Kuvendit.


Të veshur me bluza ku mbi to ishin flamujt e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ata protestuan përpara Parlamentit, duke mbajtur kartonë të kuq si simbol i refuzimit të unionit për kryeministrin Rama.

Me tre betimet e reja shkon në 36 numri i deputetëve të opozitës në Kuvend, 22 nga radhët e demokratëve dhe 14 nga LSI-ja.

Sakaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin edhe dy kandidatëve të tjerë nga listat e Partisë Demokratike, Krenar Rryçi në qarkun e Durrësit dhe Kostaq Papa në Tiranë.

Tv Klan

Recommended