Betohen 3 deputetë të rinj të LSI-se, Ralf Gjonin e godasin me bojë

  • 5 years ago
Betimi i tre deputetëve të rinj në parlament ka nisur me një incident. Sapo ka dalë nga banesa e tij, Ralf Gjoni i cili është futur nga lista e LSI është sulmuar me bojë.
Mësohet se incidenti është shënuar tek dera e shtëpisë në momentin kur ka qenë duke dalë nga banesa për të shkuar në Kuvend për të bërë betimin.

Një djalë i ri e ka pritur tek dera e daljes së pallatit dhe e i ka hedhur bojë me shiringë drejt fytyrës dhe trupit të Gjonit.

Menjëherë sapo ka arritur në selinë e Kuvendit, Gjoni ka akuzuar Bashën dhe Kryemadhin për sulmin ndërsa kërkoi nga policia ndalimin e autorit

Ralf Gjoni: "Duke dalë nga shtëpia tek dera e pallatit, kisha edhe vajzën lart me mamanë, një djalë po priste tek kafja ngjitur me derën e shtëpisë dhe çohet në këmbë më afrohet dhe më hedh bojë me anë të një shiringe.

Nuk e prita dhe më frikësoi në fillim se ishte e papritur por dua të them që AI dhe AJO që e ka përsëritur këtë lloj sjellje rrugaçërie duhet ta dinë që unë këtu dhe kam ardhur për tu betuar dhe nuk frikësohem për asnjë moment për këtë lloj destabilizimi që po përpiqen të mbjellin në vendin tonë. Jam këtu që të përfaqësoj të gjithë ata të rinj, të reja pozitivë, prindër fëmijësh që kanë shpresë se ky vend mund të bëhet. Do flas më vonë pas betimit."

Gazetarja: A e dini se kush e ka porositur?

Ralf Gjoni: Ju mund ta merrni mend më mirë se unë. Policia besoj se po bën verifikimet. Unë nuk kam ardhur për tu betuar këtu jo për të bërë lajm. Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur shteti por të përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë që ndihen të papërfaqësuar nga kjo klasë politike e papërgjegjshme.

Jam njeri që vij nga jashtë, jam i shkolluar, i punësuar jashtë, edhe shtetas i huaj edhe shtetas shqiptar. Jam krenar për atë që kemi arritur për gjithë këto vite në vend dhe nuk do lejoj që emri im dhe kontributi im të keqpërdoret në interes të disa rrugeçërve.

Gazetarja: Si do votoni në Parlament? Pro qeverisë?

Ralf Gjoni: Jeni në vete? Mendoni se unë vij këtu për ti bërë freks qeverisë. Ma njihni ju emrin mua? Do flasim më vonë pas betimit.

Në të kundërt me akuzën, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar Ramën për këtë ngjarje

Betohen deputetet e rinj- Në seancën që nisi nën protesta u betuan Ralf Gjon,i Nimet Musai dhe Enada Kociraj

Tashmë kuvendi ka shkuar në 96 anëtarë ku 17 janë të opozitës së re.

http://www.oranews.tv/article/pranoi-mandatin-e-deputetit-sulmohet-me-boje-te-kuqe-ralf-gjoni

Recommended