RTV Ora - Mogherini të mërkurën në Tiranë. Soreca: Ndërmjetësimi nuk është në axhendë

  • 5 years ago
#rtvora
Ambasadori i BE-së i ka kërkuar politikës shqiptare të gjejë rrugën e dialogur për zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer vendi. Duke folur me tone të qarta Soreca ka deklaruar se nuk do të ketë ndërhyrje nga Brukseli, madje partitë nuk duhet të presin me shpresë nga vizita e Federika Mogherinit. Sa i përket negociatave të integrimit ambasadori paralajmëroi shtyrjen e raportit për në vjeshtë. Por nga ana e tij Ministri në detyrë Gent Cakaj ka shpresa që këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim në Qershor.

Bashkimi Europian ka ende shpresë që partitë politike në Shqipëri mund të gjejnë urën e dialogut për zgjedhjet vendore. Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, në nisje të Javës së Euopës, sqaroi se zgjidhja nuk do të vijë nga Brukseli. Duke ju referuar vizitës së Shefes së politikës së Jashtme Federica Mogherini në Tiranë, ai u shpreh se zyrtarja e lartë do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës, por nuk do të ketë mision gjetjen e gjuhës mes dy palëve.

Soreca: Është shumë e rëndësishme që shqiptarët duhet të përfaqësohen nga të gjitha partitë politike ne zgjedhje! Mogherini nuk do te ketë një rol ndërmjetësimi pavarësisht se do të ketë takime politike, por janë partitë politike qe duhet të gjejnë urën e dialogut.

Sa i përket negociatave të integrimit, Kreu i delegacionit të BE-së, theksoi se disa vende të unionit kërkojnë shtyrjen e vendimit për Shqipërinë për shkak të kohës së shkurtër nga raporti i Komisionit deri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Por Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj u shpreh më optimist se Kryeministri Rama, kur u shpreh se vendimi i Shqipërisë pritet të merret në Qershor.

Cakaj: Unë ju referova qershorit jo si opinion personal. Ne mbesim shpresëplotë që gjetjet e komisionit të shndërrohen në vullnet politik të këshillit, në mënyrë që ajo që sot është aspiratë historike, nesër të bëhet realitet politik.

Në Javën e Europës, ambasadori Soreca prezantoi edhe sondazhin e realizuar nga delegacioni i BE-së ku 58.5% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është gati të anëtarësohet në Union, ndërsa 35.8 mendojnë se ende nuk jemi gati.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mogherini-te-merkuren-ne-tirane-soreca-ndermjetesimi-nuk-eshte-ne-axhende
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended