Report TV - Cakaj: Mbi 90% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE

  • 5 years ago
Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj në kuadër të hapjes së aktiviteteve për javën e Europës ka deklaruar se mbi 90 % e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE.

Cakaj tha se Shqipëria pret që në fund të muajit raporti i Komisionit Europian të jetë dëshmi e përparimeve që ka bërë vendi ynë.

"Duhet më shumë vëmendje dhe reagime institucionale. Java është e mendimit të Europës dhe e integrimit të BE me Shqipërinë që një ditë do bëhet pjesë e saj. Mirëpresim që raporti i komisionit n fund të muajit do jetë dëshmi e përparimeve që vendi ynë ka bërë. Ky proces ofron një shtysë për ndryshime. Hapja e negociatave nuk do të jetë kurorëzim i ndryshimeve që ne duam por një mundësi shtesë për të arritur atë që duam. Shqipëria është një prej vendeve më të reja në Europë. Ne jemi një shoqëri që më shumë se 90 % e mbështesim integrimin në BE. Mbështetja e këti procesin është më e madhe se shuma se partitë politike kanë vend. Ky nuk është një stacion politik por një detyrim ndërkombëtar. Nga perspektiva e Shqipërisë është gjetja e unitetit të nevojshëm politik.

Java e Europës në Shqipëri është mendim i Europës përmes vendit tonë. Shpreh gatishmërinë për bashkëpunim për të forcuar marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërisë", shprehet Cakaj.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca duke prezantuar programin ?Java Europiane? tha se duhet të punohet më shumë për rininë shqiptare me qëllim që të zgjidhen problemet e emigrimit.

"I kemi dhënë një fokus të rëndësishëm diversitetit të kulturave. Java e Europës është për të na lejuar, që të zgjidhim disa nga çështjet më të rëndësishme siç është emigrimi, të bëjmë më shumë punë për problemet e rinisë. Të rinjtë duhet të flasin për shqetësimit dhe aspiratat e tyre", tha kryediplomati i BE.

Duke u ndalur në axhendën e vizitës së përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini e cila pritet të vizitojë Tiranë më 8 maj Soreca deklaroi se ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizë politike në vend nuk është në axhendën e vizitës.

Recommended