Haxhinasto: Mazhoranca të reflektojë, të shkosh në zgjedhje të parakohshme nuk është tragjedi
  • 5 years ago
#rtvora

Të shkosh në zgjedhje të parakohshme nuk është tragjedi. Kështu u shpreh ish-deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto, i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, i cili tha se kjo është një praktikë e ndjekur nga shumë vende.

Haxhinasto përsëriti qëndrimin e opozitës, se zgjedhje me kryeministër Edi Ramën nuk do të ketë.

Edmond Haxhinasto: Mazhoranca duhet të reflektojë dhe duhet të kuptojë që të bësh zgjedhje të parakohshme, të shkosh në zgjedhje të parakohshme nuk është ndonjë tragjedi e madhe. Shumë vende, fqinjët tanë e kanë bërë, shumë demokraci e kanë bërë. Janë konfirmuar ose kanë humbur zgjedhjet. Problemi në këtë vend nuk është që kush është në pushtet dhe a do të ruajë një forcë politike pushtetin apo jo. Problemi në këtë vend është se kushdo që është në mazhorancë të ketë votën e qytetarëve në një proces të lirë dhe të ndershëm. Kjo është e rëndësishme, nuk janë të rëndësishëm as emrat e përveçëm dhe as ngjyrat e forcave politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/haxhinasto-mazhoranca-te-reflektoje-te-shkosh-ne-zgjedhje-te-parakohshme-nuk-eshte-tragjedi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended