Report TV Ekskluzive/ Ja si i zbuloi policia gjurmët e të penduarit të grabitjes së Rinasit
  • 5 years ago
Një gjurmë e gishtit të mesëm të dorës së majtë lënë në furgonin me mbishkrimin ?Hetimi Tatimor? ka zbuluar Alkond Bengasin, të arrestuar si bashkëpunëtor në grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit, tashmë të kthyer në të penduar dhe bashkëpunëtor të drejtësisë që me dëshminë e tij ka zbërthyer thuajse të gjithë grupin kriminal dhe rolet e tyre. Nga dokumentet që disponon Shqiptarja.com gjurma e gishtit është parë me sy të lirë nga ekspertët pasi kanë hapur pasqyrën e vogël e vogël në furgon në anën e pasagjerit që është e vendosur në pajisjen për t'u mbrojtur nga dielli

Grabitësit janë tradhtuar pikërisht nga kjo gjurmë gishti, e parë me sy të lirë nga ekspertët e laboratorit të policisë Shkencore, të cilët pasi e kanë ç?montuar, kanë filluar të kryejnë krahasimin e gjurmës së gishtit me gjurmët e tjera që kanë të arkivuara në sistem. Sipas materialit që disponon ?Shqiptarja.com? thuhet se gjatë kqyrjes së automjetit me targë AA 248 KE, ndër të tjera ka rezultuar se në perden e diellit të anës së djathtë është konstatuar me sy të lirë gjurma daktilospkopike. Nëpërmjet aktit të ekspertimit të kryer dy ditë pas grabitjes, në 11 prill 2019 ka rezultuar se: ??në objektin e ekspertimit, fiksuar si provë materiale gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, u përftua një gjurmë papilare e vlefshme për identifikim e cila u shënua me germën ?A?.

Gjurma ndodhet në sipërfaqen e pasqyrës së mekanizmit që shërben t'u mbrojtur nga dielli. Ajo nuk mund të caktohet se nga cili gisht është formuar dhe është e vlefshme për krahasim në rreth të kufizuar personash. Ndërkohë që kjo gjurmë i është nënshtruar dhe një ekspertimi të dytë, dhe më konkretisht në datën 19 prill 2019 ekspertët kanë dalë në përfundimin se:??gjurma është objekt ekspertimi e fiksuar në vendin e ngjarjes vjedhje me armë, datë 9 prill 2019 në Rinas është formuar nga gishti i mesit, i dorës së majtë të shtetasit Alkond Ferdinand Bengasi (Qevani)". Nisur nga këto kushte prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Bengasit e bashkë me të edhe të Saimir Çelës, e Roland Sulës. Nga transkriptimi i përgjimeve ambientale mbajtur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, përgjithësisht rezulton se personat nën hetim janë munduar që të tregohen të kujdesshëm në komunikimet e tyre. Por megjithatë, është një bisedë, të cilën prokuroria e evidenton:
Recommended