Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në aeroportin e Rinasit

  • 5 years ago
Dhjetë ditë nga grabitja në Rinas krimet e rënda dhe policia e shtetit identifikojnë dy nga katër autorët që u larguan me thasët me para. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy të dyshuarit janë shtetas shqiptarë dhe prej disa ditësh mbahen nën vëzhgim nga krimet e rënda.

Ata janë persona me precedent penal të dyshuar edhe përngjarje të tjera kriminale ndërsa rezultojnë se janë lidhje shoqërore me Admir Muratajn i cili në atë grabitje në tentativë për të djegur furgonin që hynë e dolën nga pista u vra nga policia.

Ndërsa hetuesit ndodhen në pritje të shifrës reale të grabitur për të cilën kanë kërkuar edhe informacion nga bankat, dy drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj interesit të ReportTv për hetimet i janë përgjigjur me heshtje.

Më 9 Prill 2019 në vetëm 90 sekonda teksa u futën në pistën e aeroportit të Rinasit grabitën 7 thasë me para të cilat bankat e nivelit të dytë po i transportonin jashtë vendit.

Në tentativë arratisje autorët e dyshuar 5 të tillë mes tyre dhe Admir Murataj u përplasën me repartin e FNSH ku për pasojë mbeti i vdekur Murataj. Ai prej 2016 ishte në arrati dhe në kërkim për grabitjet e mëparshme në aksin Tiranë-Rinas, ndërsa në kërkim për të njëjta skemë grabitjesh rezultojnë edhe shtetasit Klement Cala dhe Aleks Pepa.

Recommended