BOOM - 24 prill 2019 - U përjashtua për një cigare hashash, "BOOM" kthen në konvikt nxënësin

  • 5 years ago
#rtvora

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora ia doli sërish tu vijë në ndihmë qytetarëve.

Rasti i trajtuar sot ishte ai i një 18 vjeçari, nxënës i vitit të dytë në shkollën profesionale "Karl Gega".

Prej dy javësh ai endej rrugëve pasi ishte përjashtuar nga drejtuesit e konviktit të Hoteleri Turizmit.

Shkak ishte bërë arrestimi i të riut nga policia me një cigare hashash që ja kishte gjetur në xhep.

Ndalimi i tij ishte bërë jashtë konviktit dhe në dhomën ku qëndronte policia nuk kishte gjetur asgjë të jashtëligjshme.

Por megjithatë konvikti kishte marrë masën radikale për ta përjashtuar përgjithmonë, ndërsa shkolla nuk i kishte nxjerrë probleme.

Denoncuesi: Jam në vit të dytë për hidraulik te "Karl Gega" dhe në konvikt te Hoteleri Turizmi. Më kapi policia me hashash dhe këta më nxorën probleme. Më erdhën kontroll te konvikti dhe nuk gjetën gjë. Kur më kapën po rrija në trotuar, e kisha në xhep. Këta më përjashtuan. Në polici qëndrova dy ditë dhe dola me detyrim paraqitje. Ka dy javë që rri rrugëve.Nuk kanë arsye pse të më përjashtojnë, në shkollë nuk kam probleme. Ngaqë nuk kam ku të ri jam bërë i sëmurë, kam marrë raport. Nuk kam mundësi të shkoj dhe të vij përditë.

Pas ndërmjetësimit të "BOOM", drejtoresha e Përgjithshme e Konvikteve vendosi ripranimin e nxënësit në konvikt me të vetmin kusht që të zbatojë rregullat dhe detyrat e institucionit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/u-perjashtua-nje-cigare-hashash-boom-ndermjeteson-kthimin-ne-konvikt-te-nxenesit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended